10:05 / 19.08.2019
A është duke realizuar këngë të re Rihanna pas shumë kohësh
Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur, Rihanna, ka tre vite që nuk është marrë me muzikë që nga albumi i fundit “Anti”.
Adhuruesit e saj mezi presin që ajo të publikojë ndonjë projekt të ri edhe në fushën e muzikës dhe jo vetëm në atë të biznesit.
Një grup i adhuruesve të saj me anë të një postimi në rrjetin social Twitter kanë thënë se këngëtarja është duke punuar një këngë të re e cila quhet “Private Loving”.
Sipas këtyre informacione Hollywood Life shton se teksti i këngës është shkruar nga artisti Demarco dhe Monique Laëz.
Kështu ka mbetur të shihet ditët në vijim se a janë të vërteta këto informacioneve për këtë këngë.























