Katy Perry përballet me akuza të reja për ngacmim seksual
BKT
Magazina

Katy Perry përballet me akuza të reja për ngacmim seksual

Këngëtarja Katy Perry është duke u përballur me disa akuza shumë të rënda.

Pak ditë më parë aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj.

Por duket se kjo nuk do të jetë akuza e vetme për të.

Moderatorja ruse Tina Kandelaki shprehet se këngëtarja, teksa ishte e dehur, ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj.

“Njëherë kam qenë e ftuar në një festë private me Katy Perryn, ku ajo teksa ishte goxha e paqëndrueshme, më zgjodhi mua si objekt manifestimi të pasionit të saj. Ja dola që të kundërshtoj…”.


MË SHUME NGA Magazina