Arbana Osmani sërish me një projekti të ri
BKT
Magazina

Arbana Osmani sërish me një projekti të ri

Vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar.

Fjala është për prezantuesen, Arbana Osmani, e cila muajve të fundit ka qenë mjaft e përfolur për lidhjen e saj me regjisorin, Eduart Grishaj, gjersa nuk është bërë akoma një konfirmim nga ana e tyre.

Megjithëse po shijon romancën e re, 36-vjeçarja po punon edhe në projekte të tjera, jashtë televizionit.

Ajo së fundmi ka zbuluar për publikun se ka gati projektin e ri, librin me receta gatimi, gjashtë vite pas pubikimit të librit të parë.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh, 6 vite, pas librit tim të parë me receta gatim, më në fund erdhi momenti për një të dytë. “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë”, ka shkruar Arbana.

Gjithashtu, prezantuesja Osmani është larguar nga Top Channel, pjesë e të cilit ishte për shumë vite. 


MË SHUME NGA Magazina