14:59 / 19.08.2019
Nënshkruhet marrëveshja AAK-PSD
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Sot ka mbajtur mbledhje Këshilli Drejtues i AAK-së, ku u vendos për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.
"Ka dominuar tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votuar me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha Haradinaj pas takimit.
Ndërsa në orën 15:00 edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.























