Mustafa mbledh Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së
BKT
Lajme

Mustafa mbledh Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Sipas ftesës së Mustafës, kjo mbledhje do të ketë dy pika rend dite.

E para është për rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në.

Ndërsa e dyta zgjedhja e kryesisë së LDK-së.

Mbledhja do të mbahet të premten në selinë e LDK-së në ora 17:30.

Përmes një njoftimi për media, lideri i partisë më të madhe opozitare ka njoftuar se në rend dite do të jenë dy pika.

“Thërras mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë Rend Dite:

1) Rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në

2) Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së

Mbledhja mbahet të premten, më 23 gusht 2019 në Selinë e LDK-së nga ora 17:30”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme