Sanchez zgjedh numrin që do të mbajë në fanellën e klubit të ri
BKT
Sport

Sanchez zgjedh numrin që do të mbajë në fanellën e klubit të ri

Alexis Sanchez do të largohet nga Manchester United, dhe do t`i bashkohet ekipit të Inter.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport” ditën e sotme pritet që të zyrtarizohet gjithçka.

Madje Sanchez e ka zgjedhur dhe numrin që do të mbajë mbi shpinë, atë me numër 7.

30 vjeçari do të kalojë tek “zikaltrit” në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të  sezonit.