Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuar i parë do të jetë Prend Buzhala, i cili do të na njoftojë për botimet e reja “Poetika e letërsisë së gjakut” & “Fjala e shkruar e Rasim Selmanajt”.

Kurse Lindita Sejdiu Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë, do të flasë për edicionin e 38-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Lendita Zeqiraj, regjisore, e cila do të na njoftojë për suksesin e filmit “Shpija e Agës”.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë, por nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, kryetar i Sindikatës së ANP-së, do të japë hollësi rreth grevës në këtë aeroport.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme