Lirim Kastrati drejt Francës, arrin marrëveshje me këtë skuadër
BKT
Sport

Lirim Kastrati drejt Francës, arrin marrëveshje me këtë skuadër

Sipas mediumit francez “FootMercato”, skuadra franceze Reims ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lirim Kastrati.

Kastrati është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ku për një vit e gjysmë tregoi paraqitje mjaft të mira.

Te Reims-i luan edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arbër Zeneli.

20 vjeçari ka luajtur disa takime te Kosova ‘A’ ndërsa së fundi ishte pjesë e Kosovës U21, ku ishte nga lojtarët kryesor në fitoret ndaj Andorrës dhe Turqisë.