17:15 / 20.08.2019
Megjithatë, Rashica mungon disa javë
Milot Rashica me shumë gjasë do të humbas dy ndeshjet e Kosovës në shtator.
Tashmë lëndimi i tij është konfirmuar nga Werder Bremen.
“Lajme të këqija. Milot Rashica ka pësuar një lëndim dhe do të jetë jashtë për disa javë”, shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman.
Kësisoj, Kosova në shtator pritet të ketë mungesën e Rashicës, Kryeziut e Zenelit në dy ndeshjet tejet të rëndësishme kundër Çekisë dhe Anglisë.























