17:19 / 20.08.2019
Valdet Rama nënshkruan me klubin gjerman
Ditën e sotme u njoftua se Valdet Rama kishte shkëputur bashkëpunimin me skuadrën e Kukësi, nuk vonoi shumë dhe mesfushori firmosi me klubin e ri.
Sv Meppen është klubi ku Rama do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Bundesliga 3.
Njoftimin për arritjen e kësaj marrëveshje e bëri klubi gjerman me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.
Në postim ata shkruanin se 31 vjeçari ishte një ëndërr e trajnerit të klubit.























