20:04 / 20.08.2019
Haradinaj viziton Teqen e Halvetive në Prizren
Kryeministri në dëtyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar Teqen e Halvetive në Prizren.
Ai ka thënë se Shejh Abedini dhe qytetarët e kësaj treve e njohin më së miri peshën e sakrificës në përpjekje për t’iu bërë ballë sfidave dhe për të qëndruar të palëkundur në tokën e tyre, për shtet e dinjitet.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
Mikpritje sipas tradites shqiptare nga Shejh Abedin Shehu, në Teqen e Halvetive në Prizren. Shejh Abedini dhe qytetarët e kësaj treve e njohin më së miri peshën e sakrificës në përpjekje për t’iu bërë ballë sfidave dhe për të qëndruar të paluhatur në tokën e tyre, për shtet e dinjitet.
RH























