10:28 / 21.08.2019
Vuçiq pas Pompeo do të takohet edhe me Palmer dhe Wilson
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për ditën e dytë me radhë do të zhvillojë takime të nivelit të lartë derisa po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai sot do të takohet me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer dhe zëvendës Presidentin e Këshillit Atlantik të SHBA-së, Damon Wilson, raporton RTS.
Vuçiq dje në mesditë është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Temë e takimit të djeshëm mes tyre është raportuar se ka qenë edhe Kosova.























