Vetëvendosje pret ambasadoren e Suedisë, flasin për situatën në vend
BKT
Lajme

Vetëvendosje pret ambasadoren e Suedisë, flasin për situatën në vend

Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny dhe sekretarin politik të ambasadës Olle Ingvarsson.

Në këtë takim është folur mbi situatën në vend dhe mbi zhvillimet që priten të ndodhin në skenën politike gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim.

Image may contain: 1 person, sitting

“Kryetari Kurti përsëriti me partnerët e ambasadës së Suedisë qëndrimin e Lëvizjes për domosdoshmërinë e ndryshimeve të mëdha politike në Kosovë që do të hapin një horizont të ri për daljen nga kriza dhe përparimin e saj”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Në veçanti u diskutua për nevojën e trajtimit të barazisë gjinore dhe krizës klimatike ne shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”.


MË SHUME NGA Lajme