14:37 / 21.08.2019
Reperin e njohur "e pushton" frika se mbetet pas hekurave
Pas sulmit në vitin 2018, reperi Tekashi do të dëshmojë në gjykatë kundër rrëmbyesit. Kujtojmë se atë kohë, deklaroi se u rrëmbye dhe u sulmua, prandaj përfundoi në spital me sy të nxirë.
Ndërsa tani është i frikësuar se familjarët e tij do jenë shënjestra e radhës dhe nuk mund t’i mbrojë nëse mbetet pas hekurave.
Reperi, i cili është aktualisht i burgosur për mashtrim do të dëshmojë muajin e ardhshëm për rrëmbimin dhe sulmin ku pretendon se ishte viktimë. Policia ka arrestuar një person për këtë çështje, por i dyshuari thotë se Tekashi e krijoi gjithë këtë rrëmujë për vëmendje.
Burime për TMZ tregojnë se reperi është i frikësuar se mund të lëndohen nëna dhe vëllai i tij. Madje nëse dënohet me burg, nuk e di sa i sigurt do jetë pas hekurave.























