Robben: Guardiola trajneri me i mirë në karrierën time
BKT
Sport

Robben: Guardiola trajneri me i mirë në karrierën time

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Real Madridit dhe Chelseat, Arjen Robben ka thënë se Pep Guardiola është trajneri me i mirë me të cilin ka punuar.

Robben ishte nën urdhrat e teknikut spanjoll gjatë kohës kur Guardiola ishte në “Allianz Arena”. Holandezi ka thënë se ky është një vendim i vështirë, mirëpo Guardiola është me i miri.

“Është një vendim i vështirë, kam kaluar shumë kohë të mirë me shumë trajnerë. Nëse me pyesni kush është me i mirë, mund të them Pep Guardiola. Për futboll është brilant. Kur Pep u transferua, unë isha 30 vjeç, në atë moshë shumë lojtarë behën me të dobët, por nën urdhrat e tij, unë isha ende me i mirë. Luajta në pozicione në të cilat nuk kam menduar ndonjëherë që mund të luaj. Ishte me i miri," tha ai.