17:27 / 21.08.2019
Correa drejt Milanit, Atletico pranon ofertën e kuqezinjve
Pas shumë javësh bisedimesh, Atletico Madrid-i ka pranuar ofertën e Milanit për Angel Correa-n.
Është vetë lojtari argjentinas i cili ka dëshirë të bashkohet me kuqezinjtë. Ai nuk ka hapësira te Atletico teksa sulmi është i mbipopulluar.
Sipas "SportMediaset", skuadra nga Madridi ka thënë po për një ofertë prej 42 milionë € plus 30% të një shitje të ardhshme të sulmuesit argjentinas.























