Nisma Socialdemokrate ia merr një aktivist LDK-së në Kamenicë
BKT
Lajme

Nisma Socialdemokrate ia merr një aktivist LDK-së në Kamenicë

Nisma Socialdemokrate ka pranuar në radhët veta një ish-aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fjala është për Samed Dermakun nga Kamenica, kurse njoftimin e ka bërë Nisma Socialdemokrate.  

Postimi i plotë:

Sot rrugëtimit tonë politik Nismës Socialdemokrate i është bashkuar edhe Samed Dermaku nga Kamenica. Dërmaku ka të përfunduara studimet për gazetari dhe është magjistër i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Dermaku është mirëpritur nga kryetari Fatmir Limaj dhe anëtari i kryesisë Kastrioti Sylejmani. Samed Dermaku për rreth 20 vjet është angazhuar në aktivitete politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka qenë profesor në shkollën e mesme teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, pastaj drejtor i shkollës “Sadri Misini” në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës.

Aktualisht është i angazhuar në pozitë menaxhuese në një kompani private në Gjilan.


MË SHUME NGA Lajme