“Gara për të hyrë në formacionin e parë është e vështirë”, thotë Zouma
BKT
Sport

“Gara për të hyrë në formacionin e parë është e vështirë”, thotë Zouma

Mbrojtësi i Chelseas, Kurt Zouma e ka pranuar se është e vështirë për të hyrë në ekipin e parë.

Qendërmbrojtësi, i cili ishte huazim te Evertoni sezonin e kaluar, ka një tjetër mundësi për të luajtur në “Stamford Bridge”.

Futbollisti francez është duke bërë garë me Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger për një vend në formacionin e parë. 

“Jam në një klub të madh dhe të gjithë duan të luajnë. Gara është shumë e vështirë dhe mund ta shohësh këtë gjë vetëm nga klubi, ka shumë lojtarë të talentuar, andaj kur je duke u trajnuar nuk duhet të bësh gabime. Të gjithë dëshirojnë të qëndrojnë në fushë. Gara na bën neve me të fortë”, deklaroi ai.