19:30 / 21.08.2019
A do të transferohet Falcao te Galatasaray? Ja përgjigja e Monacos
Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao duket se edhe në këtë sezon do të jetë pjesë e klubit francez, Monaco, transmeton RTKLive.
Kolumbiani po kërkohet më ngulm nga gjiganti turk, Galatasaray. Por sipas medieve franceze, Drejtori i Përgjithshëm i Monacos, Oleg Petrov ka paralajmëruar sulmuesin Radamel Falcao që ai të mos bëj hapa të ngutshëm, sepse sipas tij, Falcao ka kontratë me klubin francez.
33-vjeçari po kërkon të luajë futboll në Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe këtë do të arrinte përmes Galatasarayt, por duket se Monaco është e vendosur që ta mbajë lojtarin në klub, të paktën edhe këtë sezon.
Petrov i ka thënë “kolumbianit se ai duhet të respektojë një kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni”. /rtklive/























