19:42 / 21.08.2019
“Luftoni për tituj të ri këtë sezon”
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se trajneri Jurgen Kloop kërkon nga lojtarët më shumë angazhim këtë sezon.
“Reds” filluan sezonin e ri si kampion të Evropës. Liverpooli sezonin e kaluar ishte nën kampion në Premier Ligë me një pikë më pak se City dhe fituan Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht kësaj, tekniku gjerman ka kërkuar nga lojtarët të bëjnë ende më shumë.
“Vazhdoni të punoni, nëse dëshironi të fitoni trofe. Duhet të punoni më shumë se sezonin e kaluar. Ka qenë viti i kaluar, andaj harrojeni. Luftoni për tituj të ri këtë sezon”, deklaroi ai.























