20:17 / 21.08.2019
Zyrtare, Sturridge transferohet në Turqi, firmos për këtë klub
Kampioni i Europës me Liverpoolin, Daniel Sturridge do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk, ku ka nënshkruar me skuadrën e Trabzonsporit.
Sulmuesi 29-vjeçar anglez ishte një futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me “The reds” në verën e këtij viti dhe vendosi t’u bashkohet turqve.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi turk, që në një komunikatë njoftoi se Sturridge ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Trabzonsporin.























