20:21 / 21.08.2019
“Makthi i Evropës”, Juve me Neymar bëhet ekip ëndrrash
Për momentin duket vetëm si një hipotezë merkato, një hipotezë e vështirë që të realizohet.
Neymar dy ditë më parë sipas gazetës “AS” është në listën e transferimeve të Juventusit për sezonin e ri.
Braziliani është përfolur për një transferim të mundshëm në Torino, në një operacion që përfshin Dybala-n dhe 100 milionë euro të paguara.
“Zonja e Vjetër” me të mund të formonte një skuadër të frikshme, e cila kap shifrën e 630 milionë euro, transmeton KJ.
Gazeta “AS” në një tjetër artikull ku zbulon 11-shen e ëndrrave të ekipit torinez e cilëson si skuadrën që mund të quhet “Makthi i Evropës”.























