23:00 / 21.08.2019
“Pulisiq mund të bëhet si Hazard”
Ish-sulmuesi i Chelseas, Tony Cascarino mendon se Christian Pulisiq mund të arrijë në nivelin e njëjtë me Hazard.
Futbollisti amerikan është duke u parë si zëvendësimi i Hazardit, i cili u transferua këtë verë në “Santiago Bernabeu”. Cascarino është duke e pëlqyer lojën e 20-vjeçarit.
“Christian Pulisiq do të jetë një lojtar i rrezikshëm për Chelsea. Nuk mendoj se Hazardi në këtë moshë të këtë qenë kaq i shpejtë, andaj mund të arrijë në nivelin e Hazardit. Pulisiq më kujton Arjen Robben, të cilin nuk mundesh ta ndalësh në sfidën një kundër një, pasi nuk e di nga do të shkojë. Do të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për Lampardin këtë sezon”, deklaroi ai.























