11:35 / 22.08.2019
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës në ballinat e medieve të huaja
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së kësaj legjislature.
Me 89 vota pro është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës.
Me të përfunduar seanca, kjo është bërë “Lajm i fundit” edhe nëpër mediat ndërkombëtare.
“Ligjvënësit kosovarë kanë votuar për shpërndarje të Parlamentit duke shtuar rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje muajin e kaluar”, shkruan Reuters.
“Deputetët kosovarë shpërndajnë parlamentin, për të shtruar rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme”, shkruan titulli i AFP.























