Sherifi: Ta kërkojmë mbështetjen e sinqertë para sovranit
Sekretari i Nisma’s Socialdemokrate, Biall Sherifi ka thënë se sot Kuvendi i Kosovës, deputetët e legjislaturës së gjashtë morën vendim për ta shpërndarë legjislaturën, që sovranit t’ia kthejnë mandatin.
“Besoj që sovrani do ta rikthej mandatin tonë. Sot u morëm vesh që së paku të flet nga një përfaqësues në Kuvend, por kryetari nuk e respektoi dhe hodhi një mocion tjetër në votim. Nuk ishte e drejtë sepse debati fillojë nga përfaqësuesi i LDK-së ndërsa nuk iu dha mundësia edhe deputetëve tjerë”, ka thënë Sherifi, transmeton Indeksonline.
Ai tha se Avdullah Hoti harroi të falënderoi Ramush Haradinajn se me dorëheqjen e tij mundësoi që vendi të shkojë në zgjedhje sepse ndryshe sa i përket opozitës nuk do të kishte zgjedhje.
“Opozita nuk do të kishte arritur ta shpërndaj këtë legjislaturë sikur Haradinaj të mos jepte dorëheqje”, tha ai.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme ai tha se secili do të jap llogari para qytetarëve për meritat dhe dështimet, pra ato janë të gjitha të partnerit të koalicionit, pavarësisht se kush ishte ministër apo deputet.
“Le të dalim dhe ta kërkojmë mbështetjen e sinqertë para sovranit”, ka deklaruar Sherifi.
Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje për të hyrë në koalicion me ndonjë subjekt politik, mirëpo ka thënë se kryesia e partisë e ka mandatuar kryetarin Limaj që të diskutojë me subjektet politike.
Në fund ai tha se Nisma Socialdemokrate do të jetë sërish e përfaqësuar në Kuvend pavarësisht me kë.























