15:55 / 22.08.2019
Henry: Nëse do të isha në Monaco, do t’i bëja gjërat ndryshe
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka pranuar që do t’i bënte gjërat ndryshe, nëse do të ishte përsëri trajner i AS Monacos.
Henry ishte trajner për tre muaj dhe më pas u largua nga puna, transmeton KosovaPress.
Tekniku francez tha se dëshiron të rikthehet aty ku ishte dhe nuk pendohet për gjërat që kanë ndodhur.
“Fliste zemra ime. Dua që të rikthehem, mirëpo nuk pendohem për gjërat që kanë ndodhur. Nëse do ta dija që ishte vetëm tre muaj, do t’i bëja gjërat ndryshe, mirëpo po bëja plan për të ardhmen dhe ishte e vështirë për atë kohë të shkurtër. Nëse nuk ke rezultate duhet të largohesh. Kam dëgjuar shumë njerëz të japin mendimin për Monacon. Nuk ka ndodhur ashtu, mirëpo nuk do të flas në detaje”, deklaroi ai.























