15:56 / 22.08.2019
Fernandes i ofrohet Realit
Sporting CP po dëshiron ta shesë mesfushorin Bruno Fernandes.
Mediat spanjolle thonë se portugezi i është ofruar Real Madridit për 70 milionë euro.
Për Fernandes ka qenë i interesuar një kohë të gjatë Manchester United, mirëpo një transferim i tillë dështoi, pasi “Djajtë e Kuq” harxhuan paratë për të transferuar mbrojtësin, Harry Maguire.
Fernandes ka shënuar 32 gola në 53 paraqitje sezonin e kaluar, duke u bërë mesfushori me më së shumti gola në Ligën Evropa.
Reali ka raporte të mira, por synimi kryesor i “Los Blancos” është Neymar dhe Pogba.























