“Emery nuk është në pozicion të mirë tek Arsenali”
Ish-ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin, ka thënë se Unai Emery nuk është në një pozicion të mirë tek Arsenali.
Emery dështoi të hyjë në Ligën e Kampionëve, mirëpo këtë verë ka transferuar disa lojtarë.
Arsenali ka qenë 20 vjet nën urdhrat e Arsene Wenger, andaj është vështirë për të rikthyer klubin në top formë.
Arshavin beson që është vështirë për të zëvendësuar një njeri që i ka trajnuar për 20 vjet.
“Është e vështirë për të zëvendësuar një njeri që i ka trajnuar për 20 vjet. Unai Emery nuk është në një pozicion të mirë. Viti i parë nuk ishte i keq. E ka forcuar skuadrën dhe i nevojitet kohë. Shpresoj t’ia del. Është vështirë për të hyrë në top katër, pasi City dhe Liverpool janë shumë të fortë. Janë kandidatët kryesorë për titull”, deklaroi ai.























