KOK nënshkruan kontratë sponsorizuese për shëndetit të sportistëve
Në kuadër të Ligjit për sponsorizime, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe “Physi miracle” kompani për fizioterapi dhe mjekësi sportive sot nënshkruan kontratën e radhës për sponsorizim.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Besim Hasani tha se nga kjo marrëveshje do të kenë përfitime sportistët kosovarë.
“Në vazhdën e përpjekjeve tona për gjetjen e sponsorëve të ri që janë në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike të KOK-ut, jemi takuar me kompaninë “Physi miracle”, që është një kompani e re, por me ambicie shumë të mëdha. Një organizatë, e cila është pajisur me mjete shumë të sofistikuara që janë në funksion të përmirësimit të shëndetit të sportistëve”, deklaroi Hasani.
Edhe Bernard Tahirbegolli, drejtor në “Physi miracle”, tha se ndihet i nderuar që me këtë marrëveshje po kontribuojnë në rritjen e performancës për sportistët.
Në fund, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani theksoi se pret që dobitë e kësaj kontrate të jenë për të dyja palët.























