16:45 / 22.08.2019
Lukaku: Unë dhe Mourinho gjithmonë të një mendimi
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka thënë se është i afërt me ish-trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.
Lukaku është transferuar në Inter para disa javësh, pasi nuk kishte raporte të mira me trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer.
Belgu ishte në anën e Mourinhos në kohën kur e larguan nga posti i trajnerit.
“Të gjithë kanë lidhjet e tyre personale me Jose Mourinhon. Unë dhe ai kemi qenë të një mendimi për shumë herë, e dua si njeri. Mendoj se edhe atij i pëlqej. Është trajneri im, kjo është e sigurt”, deklaroi ai.























