Interi rekord abonimesh në Serinë A, e ndjek Milani
BKT
Sport

Interi rekord abonimesh në Serinë A, e ndjek Milani

Këtë fundjavë nis edhe kampionati italian.

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga fillimi i edicionit të ri në Serie A, mediat italiane bëjnë të ditur se Interi kryeson për sa i përket numrit të abonimeve.

Zikaltërit kanë shituar afro 40 mijë abonime, duke lënë prapa Milanin, me 30 mijë.

Juventusi renditet i treti, me Lazion e Napolin që mbyllin pozitat 4 e 5. 

Ndërkohë, Napoli ka shitur vetëm 9 mijë bileta.