Një person theret me thikë në Prishtinë
BKT
Lajme

Një person theret me thikë në Prishtinë

Është therur me thikë një person në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Arbëria" në Prishtinë në ora 16:00 në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur edhe therja me thikë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore (nga arma e ftohtë -thikë)”, ka treguar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor ndërkaq policia ka identifikuar personat e dyshuar.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor Qendra, kane arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti. 

 


MË SHUME NGA Lajme