Interi në kërkim të një sulmuesi, interesohet për lojtarin e Sevillas
BKT
Sport

Interi në kërkim të një sulmuesi, interesohet për lojtarin e Sevillas

Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, dhe pasi dështuan të marrin Dzekon nga Roma, tani kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë.

Sipas asaj që shkruan “Estadio Deportivo”, zikaltërit kanë shfaqur interes për sulmuesin e Sevillas, Munas Debur. 27-vjeçari pëlqehet shumë nga zikaltërit, të cilët kanë kontaktuar me drejtuesit spanjoll, për të kuptuar situatën e lojtarit.

Madje izraeliti nuk është ftuar nga trajneri Lopetegi, për ndeshjen e nesërme në transfertë kundër Granadës, dhe kjo është një shenjë se lojtari mund të largohet.

Thuhet se në gjurmët e lojtarit është edhe skuadra franceze e Bordosë, dhe disa skuadra të tjera nga Bundesliga.