18:30 / 22.08.2019
Rugani tek klubi i madh italian
Daniele Rugani duket se shumë shpjet do të bëhet me klub të ri, transmeton RTKLive.
Sipas medieve italiane, Rugani është afër marrëveshje me klubin e njohur italian, AS Roma.
Lojtari më përvoje të madhe tek Juventusi, duket se ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Seria A, por kësaj radhe tek kryeqytetasit e Italisë.
“Daniele Rugani është afër transferimit te Roma”, shkruajnë mediet italiane.
Rugani pritet t’i bashkohet romakëve për shifrën 25 milionë euro, plus dy lojtarë të rinj të Romës do të transferohen tek juventinët. /rtklive/























