FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush i gjykon sfidat kryesore
BKT
Sport

FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush i gjykon sfidat kryesore

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet këtë fundjave më ndeshjet e javës së dytë, transmeton RTKLive.

Tashmë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro, që nis nesër pasdite më ndeshjen Drenica-Llapi, takim ky që luhet në Skenderaj, e që gjykohet nga Gramos Shala.

Joshëse pritet të jetë edhe e shtuna, ku luhen dy ndeshje Ferizaj-Gjilani përkatësisht Ballkani-Feronikeli, sfida në të cilën drejtësinë do ta ndajnë Visar Kastrati dhe Tefik Maloku.

Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite duelet Drita-Flamurtari dhe Vushtrria-Trepça ’89. Arbitri Dardan Çaka gjykon ndeshjen në Gjilan, kurse, në Vushtrri kjo përballje i është besuar Kreshnik Vulës. /rtklive/