​Rabiot mezi pret debutimin te Juve, ja çfarë thotë
BKT
Sport

​Rabiot mezi pret debutimin te Juve, ja çfarë thotë

Adrien Rabiot mezi pret të bëj debutimin tek Juventusi, transmeton RTKLive.

Kampionët e Italisë, kundër Parmes e nisin sezonin e ri të garave në Seria A. Rabiot gjatë kësaj verë iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga PSG.

Francezi duke folur për mediet italiane, ka thënë se është adaptuar mjaft mirë në Torino dhe se mezi pret debutimin me juventinët.

“Mezi pres debutimin tim në aventurën e re”, tha ai.

“Sa i për ketë ekipit, mendoj se kemi punuar mirë, kemi pasur shumë kohë për përgatitje”.

“Sigurisht së na presin ndeshje të vështira, gjithmonë është vështirë për një klub si Juventusi”.

“Unë mendoj se Juve është e gatshme për gjithçka. Ne duhet të jemi shumë të përqendruar. Do të përballemi me skuadra shumë të forta. Ne futboll çdo gjë mund të ndodh. Por, mendoj se ne jemi gati dhe synojmë të bëjmë më të mirën”, përfundoi Rabiot. /rtklive/