07:30 / 23.08.2019
BIK-u mishin e kurbanit e shpërndanë me vetura që i bartin kufomat
Prerja dhe shpërndarja e mishit nga Bashkësia Islame e Kosovës për festën e Kurban Bajramit është bërë në mënyra të papranueshme.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shfrytëzoi mjetin e transportit për bartjen e kufomave për të shpërndarë mishin e kurbanëve nëpër familje.
Përfaqësues të BIK-ut në Prizren, i kanë thënë Klan Kosovës se kjo ndodhi për shkak se nuk kishin mundësi të tjera.
Për qytetarët kjo ishte e papranueshme.
Ata kanë thënë se rrezikohen nga përhapja e ndonjë epidemie.























