Luajti vetëm 1 ndeshje, por Liverpooli ia rinovon kontratën
BKT
Sport

Luajti vetëm 1 ndeshje, por Liverpooli ia rinovon kontratën

Edhe pse i dëmtuar prej një viti, drejtuesit e Liverpool konfirmojnë besimin që kanë për Alex Oxlade-Chamberlain duke i zgjatur kontratën mesfushorit.

25-vjeçari së fundmi ka lënë pas problemet fizike që e mbajtën një vit në infermieri teksa luajti 90 minuta ndaj Southampton dhe tashmë vjen edhe rinovimi deri në vitin 2023. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2022 por drejtuesit dhe Klopp besojnë shumë te aftësitë e tij ndaj vepruan me shpejtësi për ta “blinduar” lojtarin në “Anfield Road”.