Lozano firmos me Napolin për 5 vite
BKT
Sport

Lozano firmos me Napolin për 5 vite

3 ditë pasi mbrriti në Itali për të zhvilluar vizitat mjekësore, Hirving Lozano është zyrtarisht futbollisti më i ri i Napolit.

Sulmuesi meksikan i cili ishte dëshira e parë e Carlo Ancelottit në merkato është transferuar te të kaltrit për 38 milionë plus bonuset duke u bërë blerja më e shtrenjtë në histori e Napolit. 24-vjeçari ka firmosur për 5 vite me të kaltrit një kontratë nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.