15:58 / 23.08.2019
“Kean nuk është Lukaku i ri”
Trajneri i Evertonit, Marco Silva nuk dëshiron të shoh krahasime mes Moise Kean dhe Romelu Lukakut.
Kean është transferuar këtë verë në Everton nga Juventusi.
19-vjeçari ka një reputacion të madh në Premier Ligë, por duhet ta tregojë këtë gjë.
Silva nuk dëshiron që të këtë krahasime për shkak të stilit të lojës së tyre.
“Duhet të qetësoheni dhe të mos bëni krahasime. Moise Kean është Moise Kean, ndërsa Lukaku është Lukaku. Nuk është mirë të bësh këto krahasime. Jemi të lumtur që është me ne dhe djaloshi është i lumtur që është në klubin tonë. Është koha që të punojë fort dhe të bëj gjëra të cilat fansat i presin. Është 19-vjeçar dhe e padrejtë t’i bëjmë presion”, deklaroi ai.























