Rabiot: Ronaldo po me ndihmon të bëhem më i mirë
BKT
Sport

Rabiot: Ronaldo po me ndihmon të bëhem më i mirë

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka thënë se Cristiano Ronaldo është duke e ndihmuar të bëhet më i mirë.

Rabiot është transferuar këtë verë nga Parisi si lojtar i lirë dhe është duke u bërë gati për luajtur kundër Parmes, këtë të shtune. Francezi ka vetëm mendime të mira për “Zonjën e Vjetër” dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë.          

“Kam luajtur shumë me të këtë verë, sepse me duhet të adaptohem me skuadrën. Jam duke mësuar nga Ronaldo pasi edhe ai luan në të majtën. Trajnimi me të me ndihmon të behëm me i mirë dhe prezenca e tij është shumë e mirë për grupin. Personalisht, nuk mund të pres për të filluar. Kemi punuar gjatë gjithë verës për këtë gjë. Me Parmen do të jetë e vështirë, sepse ne jemi skuadra që dëshirojnë të na mundin dhe të gjithë do të bëjnë me të mirën”, deklaroi ai.

Francezi foli edhe për Torinon duke thënë se është me i vogël se Parisi, mirëpo është i bukur.

“Torino është me ndryshe nga Parisi. Është me i vogël, por një qytet i bukur. Jam duke e gjetur vetën dhe po mundohem te adaptohem, gjë që është shumë e rëndësishme”, përfundoi ai.