17:37 / 23.08.2019
Mandzukiq plani B i Barcelonës
E ardhmja e sulmuesit kroat Mario Mandzukiq është gjithnjë e më larg Juventusit, raportojnë mediet italiane.
Kroati gjatë ditëve të ardhme pritet të largohet nga Torino. Është Barcelona klubi spanjoll që është duke e monitoruar situatën e Mandzukiqit.
Në rast se dështon rikthimi i Nymarit tek “blaugranat”, atëherë thuhet se Mandzukiq është plani B i klubit nga ‘Camp Nou’.
Ndryshe, kroati prej kohësh është i lidhur me rikthimin në Gjermani ku kërkohet nga Bayern Munich dhe ish-klubi i tij, Borussia Dortmund.























