Malisheva – KEK-u ndahen në paqe në “Liman Gegaj”
BKT
Sport

Malisheva – KEK-u ndahen në paqe në “Liman Gegaj”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja Malisheva – KEK-u në javën e parë të Ligës së Parë të Kosovës.

Ndeshja është zhvilluar të premtën në stadiumin “Liman Gegaj”, ku ka pasur një numër të konsiderueshëm të shikuesve.

Për nëntëdhjetë minuta portat kanë mbetur të paprekura.

Presidenti i ri i klubit malishevas, Njazi Bytyçi, është shprehur i kënaqur me rezultatin, duke thënë se ekipi ka startuar me ndryshime të lojtarëve të cilëve u duhet kohë për përshtatjen.

Malisheva është për herë të parë në Ligë të parë.