20:25 / 23.08.2019
Ramos: Do të luajë edhe disa vite për Real Madridin
Në verë flitej se Sergi Ramos do të transferohet në Kinë. Megjithatë, mbrojtësi spanjoll rinovoi kontratën me Real Madridin duke refuzuar mega-ofertën nga Kina, transmeton RTKLive.
33 vjeçari në një intervistë për "Esquire", ka thënë se dëshiron të luajë edhe disa vite me gjigantin spanjoll.
“Do të luajë edhe disa vjet të tjera për Real Madridin”, tha ai.
“Jam mirë fizikisht, jam duke punuar mirë dhe unë punojë më trajnerët më të mirë”.
“E shoh vetën edhe disa vite duke bërë gjera të mira si në Kombëtare e poashtu edhe në Real Madrid. Unë do vazhdoj të përpiqem të fitoj tituj”, përfundoi Ramos. /rtklive/























