22:01 / 23.08.2019
Aksident trafiku në Tiranë – humbë jetën këmbësori 55 vjeçar
Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Shqipërisë si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit me inicialet E. S., 32 vjeç goditi këmbësorin, i cili ndërroi jetë në vend të ngjarjes, shkruan Top Channel.
Viktima mbetet ende e paidentifikuar, ndërsa drejtuesi, shtetasi E.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë.























