22:31 / 23.08.2019
Musliu: Që VV të thellojë bashkëpunimin me LDK-në duhet ndryshojë
Analisti Betim Musliu konsideron që lëvizja Vetëvendosje duhet të ndryshojë disa qëndrime për ta thelluar bashkëpunimin me LDK-në.
Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK.
“Edhepse Vetëvendosje nuk ishte pjesë e koalicioneve qeverisëse, ajo shquhej me një konsistencë në qëndrimet e saj. Tani vërehet përafruar me LDK, por ky nuk mund të thellohet nëse Vetëvendosje nuk ndryshon disa qëndrime”, ka thënë ai.























