Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante
BKT
Sport

Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së dytë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja hapëse e kësaj jave u luajt dje, ku Drenica para tifozëve të vet e gjunjëzoi Llapin, me rezultat bindës 3:0.

Kampioni aktual, Feronikeli, sot udhëton në Suharekë, ku do të përballet me Ballkanin, në një duel tejet interesant. “Nikli” e nisi mbarë edicionin e ri me fitore kundër Drenicës, derisa skuadra e Ismet Munishit nxori një pikë në Klinë në përballje me Dukagjinin.

Një tjetër takim interesant do të jetë ai ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit, skuadra këto që befasuan në javën e parë, njëra për të mirë e tjetra për të keq.
 Në fakt, ferizajasit arkëtuan tri pikë befasuese në Gjilan kundër Dritës, teksa Gjilani që llogaritej favorit pësoi humbje të turpshme në Mitrovicë kundër Trepçës’89.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 17:00.