15:26 / 24.08.2019
Chelsea e Lampardit shijon fitoren e parë, mund Norwich City-n
Chelsea e Frank Lampardit ka shijuar fitoren e parë në Premier League.
“Blutë” e Londrës mundën në udhëtim Norwich City-n, me rezultat 2-3, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit anglez, raporton RTKLive.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave, është përshkruar më lojë dinamike, dhe pesë gola të shënuara.
Njeriu më meritor për fitoren e Chelsea-s ishte Tammy Abraham, i cili shënoi dygolësh në minutën e 3-të dhe 68-të, derisa një gol për skuadrën e të Lampardit e realizoi Mason Mount në minutën e 17-të, kurse, për nikoqirët shënuan Todd Cantëel në minutën e 6-të dhe Teemu Pukki në minutën e 31-të.
Pas kësaj fitore, Chelsea renditet e 10-ta me katër pikë të tubuara, kurse, Norëich City ka tri pikë më pak në vendin e 13-të. /rtklive/























