Barça, 60 milionë euro për Rodrigo Bentacur
BKT
Sport

Barça, 60 milionë euro për Rodrigo Bentacur

Pak ditë më parë Drejtori Sportivi i Juventusit, Fabio Paratici kishte zhvilluar një takim me drejtuesit e Barcelonës.

Në atë takim mes palëve ishte biseduar për Rodrigo Bentacur. Drejtuesit katalanas shfaqën interesim e tyre, për mesfushorin uruguaian, teksa folën edhe për çmimin e lojtarit, sipas asaj që raporton “Clarin”.

Barcelona është e gatshme të paguajë rreth 60 milionë euro për lojtarin, në mënyrë që ta marrin në skuadrën e tyre. 

22-vjeçari luan prej 2 sezonesh me Juventusin, të cilët e transferuan atë nga argjentinasit e Boca Juniores, me këta të fundit që kanë 50% të shumës së lojtarit, në rast se bardhezinjtë e shesin.

Në dy vite me “Zonjën e Vjetër”, mesfushori ka arritur të zhvillojë 66 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 2 gola.