Lampard i lumtur me fitoren, lavdëron Abraham-in
Trajneri i Chelsea-s, Frenk Lampard është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Norwich Cityt.
“Blutë” e Londrës më dygolëshin e Abraham-it dhe një gol të Mount, shijuan fitoren e parë këtë sezon të garave në Premier League, raporton RTKLive.
Lampard pas ndeshjes tha se ishte një fitore e vështirë, sepse sipas tij, Norëich është ekipi shumë i mirë. Tekniku londinez lavdëroi paraqitjen e lojtarëve të tij, në veçanti Abrahami-n.
“Ishte një fitore e vështirë kundër një Norwich, sepse ata janë një ekip i mirë”, tha Lampard.
“Kishte elemente pozitive në lojën tonë dhe unë jam me të vërtetë i lumtur, në veçanti për Abraham që shënoi dy gola dhe mbi të gjitha golin e fitores. Unë them se të gjithë lojtarët mirë e kontrolluan lojën”, theksoi ai. /rtklive/























